Në bashkëpunim me transportuesit e zgjedhur me kujdes të avionëve, ne ju ofrojmë klientëve tanë një shumëllojshmëri të shërbimeve të cilat janë të përshtatura për funksionimin e zinxhirit të furnizimit dhe pritjet e industrisë. Ne e kemi zyra në aeroportet në Lubjanë, Zagreb, Beograd, Sarajevë, Podgoricë, Shkup, Prishtinë dhe Tiranë, të cilat janë çertifikuara nga IATA. Ne mbulojmë aeroportet e tjera në të gjithë botën nëpërmjet rrjetit tonë të gjerë të partneritetit.
Ne organizojmë importim dhe eksportim të transportit ajror për dërgesat ajrore konvencionale. Duke bërë kështu, ne mund të organizojmë shërbimin e fluturimit "shërbim urgjent" të shpejtë, i projektuar për dërgesë të shpejtë ose shërbime ekonomikisht të pranueshme "Shërbimi Ekonomik", ku kosto-efikasiteti i procesit të transportit e përballon, dhe ku ngarkesa mund të udhëtoj për një periudhë më të gjatë ose për disa ditë.
Rrjeti i partnerëve tanë siguron marrjen e dërgesave në ambientet e dërguesit dhe të ofrimit të tyre tek i adresuari, me gjurmueshmërinëe përshtatshme të dërgesave.
Me zyrat tona të transportit ajror dhe përmes një rrjeti të gjerë të partnerëve, ne ofrojmë shërbime shpedicioni ajror dhe doganor në të gjitha kontinentet në botë. Ne gjithashtu sigurojmë që mallrat tuaja gjatë transportit ajror të jenë në kushte të favorshme.